Ai është një aktor i njohur i viteve ?80 që ka sjellë për publikun disa role interesante në filma të ndryshëm shqiptarë. Bëhet fjalë për Ardian Cergën. Ai ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të folur daljen e tij në skenë në komedinë ?Tag?.
Aktori ka realizuar filma të ndryshëm dhe gjatë emisionit ai tha se tetari është ai që i jep më shumë emocione për shkak të përballjeve me publikun.
?Komedia e Bashkim Hoxhës ?Tag? është në dukje e thjeshtë, por shumë konkrete, koherente dhe shumë interesante. Është punuar nga një regjisore me shumë talent, Andia Xhunga. Skenografia po ashtu është perceptuar shumë bukur. Italiani në këtë komedi e mban veten si superior, ai ka qenë në Itali, por nuk është se ka bërë ndonjë punë të veçantë, ka qenë lopçar. Në komedinë ?Tag? ka një ndërthurje mes aktorëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Por aktorët e rinj padiskutim janë të mrekullueshëm. Emocionet në tetatër janë diferencë nga ato në kinema. Në tetatër e ke emocionin për ditë. Kurse filmi ka emocionin e premierës dhe aq?, tha Cerga./tvklan.al