Report Tv siguron ekskluzivisht vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që çoi pas hekurave ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çukon i cili më parë ka qenë dhe deputet i partisë socialiste. Fabula që ka çuar në arrestimin e Çukos është zbuluar krejt rastësisht teksa në hetim dhe përgjim ishin pjestarët e një grupi kriminal që merrej me trafik dorge dhe vepra të ndryshme penale.