TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për arrestimet masive të policisë së shtetit, që goditi katër grupe kriminale. Lideri i PD shprehet se të arrestuarit në 24 orët e fundit janë ?peshq? të vegjël, pasi sipas Bashës, ?peshku? i madh është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Është kapur në flagrancë në përgjime me krimin. Pra në shkëmbim të votave për PS duke u ofruar tendera, peshku i madh quhet Vangjush Dako. Këta të tjerët janë peshq të vegël që serviren për të shpëtuar Dakon dhe për të shkatërruar hetimet. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër Prela. Peshqit e vegël që janë arrestuar mbrëmë do të lirohen. Sot kemi një celulë kriminale, që duke i servirur opinionit disa peshq të vegjël, cironka të mbyllet hetimi për Dakon dhe katër deputetë të tjerë të PS. Kjo ka shfryrë dosjen Dako-krim i organizuar. Unë ua kam thënë para dy vitesh këtë.
Lulzim Basha