Basha kerkon arrestimin e Vangjush Dakos

2018-10-22 1

Arrestimet e 24 orëve të fundit për Lulzim Bashën janë skenar i Prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela për të prishur dosjen hetimore pas së cilës ai thotë se fshihet ?Peshku i Madh?.

?Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysmë është dosja hetimore e Vangjush Dakos, peshku i madh është Vangjush Dako të cilin e kam paralajmëruar dy vjet se është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të prokurorisë dhe partnerëve në transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela ndaj kjo është përpjekje për të shkatërruar dosjen e Dakos.?

Në prangat e policisë thotë se kanë rënë cironka, teksa paralajmëron edhe lirimin e ish zyrtarëve socialistë.

?Peshqit e vegjël që kanë arrestuar mbrëmë do lirohen, akuzat do u lehtësohen. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj bashkë me Donika Prelën e cila ka qenë prokurore në Durrës po bëjnë gjithçka që hetimi për Vangjush Dakon të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm të disa ish-deputetëve dhe disa cironkave të tjera.?

Basha tha se pjesë e dosjes hetimore janë edhe katër deputetë socialistë, për të cilët sipas tij Prokuroria e Krimeve të Rënda me urdhër të kryeministrit Rama po tenton të njëjtin skenar si me Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.