http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka shprehur rezerva në lidhje me arrestimin e dy ish-deputetëve socialist, Arben Ndokës dhe Arben Çukos.Gjatë mbledhjes së grupit që PS zhvilloi këtë të hënë, deputeti Ndreu u shpreh se ka rezerva për mënyrën sesi dy ish-deputetët e socialist u arrestuan nga policia.Sipas Ndreut gjatë arrestimit të dy ish-deputetëve policia veproi me dy standarde.?Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimeve, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit si dhe praktikimin e dy standardeve. Një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve te Renda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera. Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat?Arben Ndoka dhe Arben Çuko u arrestuan të dielën. I pari akuzohet nga policia për ?Tjetërsim pronash? dhe ?Falsifikim dokumentesh? ndërsa i dyti si i përfshirë në korrupsion pasiv ne kohen qe drejtonte burgjet.