Ora News - Pjerin Ndreu në grupin PS: Arrestimet në Lezhë u kryen në mënyrë skandaloze

2018-10-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist Pjerin Ndreu i ka quajtur skandaloze mënyrën si ka vepruar policia me arrestimet në Lezhë

"Nuk marr persiper te gjykoj provat. Kam rezerva per menyre skandaloze te veprimit, sjelljen skandaloze se si kane vepruar me menyren e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, nje grup qe quhet i pa rrezishem dhe merret prokuroria lokale dhe nje grup tjeter qe merret prokuroria e krimeve te renda. Duhet shihen me qetesi keto gjera. Ne si force politike nuk mbeshtesim asnje veprim te paligjshem, por menyra e te vepruarit e Porkurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtesise e te flasim për të tjerat" ka thënë Pjerin Ndreu.

Rama, deputetëve: Raportoni çdo shpifje

Mësohet se kryetari Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë të vëmendshëm për votimin e ligjit të lojrave të fatit dhe u ka kërkuar deputetëve të raportojnë për çdo akuzë apo shpifje ndaj tyre.

Gjithashtu Kryeministri ftoi dhe deputetët e PD-së për ta votuar ligjin e lojrave të fatit në Kuvend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pjerin-ndreu-ne-grupi-ps-arrestimet-ne-lezhe-u-kryen-ne-menyre-skandaloze

Free Traffic Exchange