Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamza e drejtuar nga tekniku Klodian Duro ka harruar se si fitohet. Kryeqytetasit janë mposhtur 2-0 nga Skënderbeu në javën e 9-të të Superligës, duke regjistruar kështu humbjen e gjashtë në këtë sezon. Statistika që dhembin jo pak në shtëpinë e Kamzës, diçka që është pohuar edhe nga trajneri Duro.
Lojë e mirë, por spo vijnë pikët ?
Pikët duhet t?i kishim marrë. Megjithatë, futboll i tillë është, por duhet të pranojmë atë që jep fusha. Shpenzojmë gjithçka, por realisht nuk gjejmë dot golin. Pësojmë një gol shumë të lehtë në fillimin e lojës. Te 11-metërshi duhet të kishim baraspeshë. Nëse nuk shënon gjithçka rëndohet. Do të thoja humbja ishte e pamerituar.
Besoni te Europa siç keni thënë ?
Mundohem të qëndroj me këmbë në tokë. Ishte ndeshja e fundit e fazës së parë, por kemi dhe 3 të tjera pë të luajtur. Jam shumë besim plotë që 3 fazët e tjera do të jemi më të përqëndruar për të marrë rezultat. Do të lëmë diçka nga loja për të marrë rezultat. Jam besimplotë deri në fund dhe do të luftojë. Edhe Luftëtari vajti në Kupat e Europës vjet, kështu që edhe ne e kemi mundësinë këtë vit. Është çështje kohe. Duke filluar që nga ndeshja me Tiranën do të jemi më shumë cinikë. Komplimentoj Skënderbeun për fitoren e sotme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duro-njeh-kamzen-do-shikoni-tjeter-skuader-ne-fazat-e-ardhshme