Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Brenda pak orësh një tjetër arrestim. Pas Arben Çukos, në pranga ka rënë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Aben Ndoka.
Ndalimi i tij u bë pasditën e së dielës, 21 tetor 2018, së bashku me të vëllain Xhevahir Ndoka.
Ndaj 46-vjeçarit, ish-anëtar i parlamentit, Gjykata e Krimeve të Rënda mësohet se ka caktuar masën "arrest me burg".
Ndoka dyshohet për veprat penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve?, ?Shpërdorimi i tokës?, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Sipas Prokurorisë, hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.
Në mars të këtij viti policia e Lezhës arrestoi disa persona për skandalin me pronat në zonën e Ranës së Hedhun. Mes të prangosurve ishte dhe Gjokë Ndoka, kryetar i Këshillit të qarkut dhe President i klubit të Besëlidhjes, njëherësh xhaxha i Arben Ndokës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-ne-polici-edhe-ish-deputeti-socialist-arben-ndoka