Ora News - Arben Ndoka u arrestua për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

2018-10-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Brenda pak orësh një tjetër arrestim. Pas Arben Çukos, në pranga ka rënë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Aben Ndoka.

Ndalimi i tij u bë nga forcat RENEA pasditen e sotme së bashku me 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është Xhevahir Ndoka, vëllai i ish-deputetit.

Aktualisht ata ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Arben Ndoka mësohet se prej muajsh ishte person në hetim për tjetërsim pronash në Lezhë.

"Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën ?Arrest në burg?. Ai dyshohet për veprat penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve?, ?Shpërdorimi i tokës?, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash" njofton policia.

Policia thotë se hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-ne-polici-edhe-ish-deputeti-socialist-arben-ndoka

Free Traffic Exchange