22 mijë studentë janë ulur për herë të parë në bankat e Universitetit. Degët e ekonomisë, mësuesisë dhe shkencave sociale janë më të preferuarat prej tyre. Po sa të sigurtë ndihen studentet për punësimin në të ardhmen? Studentët shpresojnë në degën e zgjedhur, edhe pse të dyzuar në shanset për punësim.
"Jam ekonomiks, ka premisa per punësim".
"Këtu na thonë që keni pedagogët, por dëgjoj edhe që s?ka shumë mundësi këtu në Shqipëri".
"Meritokracia është zero dhe duhet të kesh mbështetje nga shumë anë".
Studentët pranojnë se fushatat informuese kanë munguar në gjimnaze.
"Jo nuk janë zhvilluar".
"Edhe ka pasur ndonjë".
"Fushata informuese nuk kemi pasur, na informonin mësuesit. Shumicën e informacioneve e kemi marrë nga interneti dhe faqe që ndihmojnë studentët".
Po sa mundësi reale kanë studentët të punësohen në profesionin e tyre e ardhshëm?
"Nisur nga perceptimet përmes një kërkimi të thjeshtë në faqen online të rrjetit kombëtar të punësimit, mundësitë për t?u punësuar si ekonomist, apo punonjës social të paktën në sektorin shtetëror mungojnë apo janë".
747 ofertat e publikuara në rrjetin kombetar të punësimit janë punë që jo me patjeter kërkojnë një diplome ku dominojne punë si shitës, rrobaqepës, në Call-Center etj.
Tv Klan