Analistet: Maqedonia drejt integrimit ne NATO dhe BE

2018-10-21 0

Maqedonia e ka marrë rrugën drejt integrimit europian dhe anëtarësimit në NATO, pavarësisht pengesave të hasura nga aktorët politikë në vend. Kështu e shikon Profesor Milaim Fetai, Pedagog i Universitetit të Tetovës, i cili thotë në një intervistë për Klan Maqedoninë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është një hap historik.

"Mendoj se do të tejkalohet realizimi dhe do të miratohen ndryshimet e parapara kushteutese, edhe në Athinë ka probleme, por sidoqoftë i afrohemi një periudhe ku Ballkani do të marrë kahun e duhur".

Profesor Fetai nënvizon se opozita maqedonase ka nevojë të reformohet, pasi e ka humbur orientimin. Sakaq, përçarjet brenda VMRO-DPMNE-së janë thelluar pas përjashtimit të 7 deputetëve të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese.

Përmes një deklarate të hapur, anëtarë e mbështetës të arrestuar dhe të akuzuar për dhunë në ngjarjen në parlamentin maqedonas, i kërkojnë kryetarit Kristijan Mickoski të bëjë pas. Ata thonë se kreu i VMRO-së ka premtuar pajtim me shumicën dhe mbylljen e ngjarjes së 27 Prillit 2017. Ata madje bëjnë thirrje t?u shtrihet dora e pajtimit edhe shqiptarëve: ?Kërkojmë hyrjen urgjente të Maqedonisë në NATO, që të kemi tërësi të sigurt territoriale?, thuhet ndër të tjera në deklaratën publike të këtij grupimi.

Shumica parlamentare mësohet se do të nisë pa vonesa, zbatimin e kërkesave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët të premten votuan për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë lidhur me garancinë për ruajtjen e identitetit maqedonas, por edhe për amnistinë eventuale. Për këtë të fundit, Parlamenti do të hapë debatin të hënën.

Tv Klan