http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 200 vrapues jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Diaspora janë bërë bashkë në fshatin Voskopojë, në maratonën e vrapimit. Aktiviteti i organizuar pas të cilit qëndron një qëllim bamirësie zhvillohet për herë të parë, por synimi është që të kthehet në traditë. I ndarë në 3 gara, 5, 10 dhe 21 km ky aktivitet ka bërë që vrapuesit të kalojnë nëpër shtigjet malore të Voskopojës duke ofruar për garuesit një eksperiencë ndryshe, ku ndërthuret tradita, kultura, natyra dhe pasioni për sportin.Fituesit e garës 10 km kanë ndarë emocionet ku pavarësisht vështirësive të terrenit, panorama dhe natyra e kanë bërë më të lehtë vrapimin.Aktivitetit nuk i munguan as pjesëmarrës të veçantë dhe prindër të cilët vrapuan së bashku me fëmijët e tyre.Voskopoja renditet ndër fshatrat më të bukur malorë të Shqipërisë me natyrën e paeksploruar dhe peizazhet e mrekullueshme. Ndërthurja e turizmit kulturor me kulinarin e bëjnë atë një destinacion te rëndësishëm turistik.