Veliaj: Hapësira e gardës i kthehet qytetarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-21 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Tiranës iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me territorin e gardës së republikës. Sipas Erion Veliajt kjo hapësire që tashmë i është bashkuar parkut kombëtar të liqenit, ka qenë prenotuar për kunatin apo vjehrrin e Bashës.?Unë e kuptoj shqetësimin e Partisë Demokratike! Të gjitha këto kanë qenë llokma të prenotuara për kunetër, për vjehërr. E kuptoj shqetësimin e tyre, duhet të jenë realisht të tronditur që kjo hapësirë i shkon qytetit dhe jo kunetërve. Fakti që dalin përditë, përditë për këtë hapësirë, do të thotë se u ka dhembur shumë fakti që këtë hapësirë do e gëzojnë qytetarët e Tiranës dhe jo ata që, në fakt, duhet të kalojnë në vetting. Prandaj, të gjithë jemi buzagaz kur dëgjojmë për vettingun e Lul Bashës, sepse ne presim vettingun e SPAK dhe BKH, që i shkon edhe vjehrrit, edhe kunatit, gjithë fisit e farës ku parkohen asetet e vjedhura nga ky vend. Ndërkohë, marrim sot një version komplet të holluar, ku vettingun e bëjnë vetë politikanët, ku nuk preken vjehrrit e kunetërit, dhe ku sigurisht, nuk japin llogari për gjithë dëmet që i kanë bërë këtij vendi. Por, ne kemi nevojë për një vetting të vërtetë, kemi nevojë për agjenci të vërteta që i menaxhojnë këto asete, dhe jo për vjehrrit e kunetërit?Kryetari i Bashkisë se Tiranës sqaron se behet fjalë për një hapësirë që arrin në 2.5 hektarë e që tashmë do të jetë në funksion të parkut e qytetarëve.Kemi përfituar të gjithë pjesën jugore, kemi shtuar pistat për biçikletat në hapësira ku njerëzit kalojnë për herë të parë, madje as nuk do ta besojnë se kjo ishte në Tiranë, një hapësirë e zaptuar, dhe u desh vullneti i kësaj bashkie e qeverie për të liruar territorin. Sot është një ditë akoma më e mirë sepse marrim edhe 2.5 ha nga Garda e Republikës, për t?ia shtuar parkut të Tiranës?.Kalimi i këtij territori nën administrimin e bashkisë është bërë më vendim qeverie, pasi ajo ishte një zonë e pafrekuentueshme nga qytetarët e përdorej kryesisht për mjetet e ushtrisë dhe gardës.

Free Traffic Exchange