Report TV - Rezervat e shtetit/ Ja si ‘zhduken’ makinat, skafet dhe motorat e konfiskuar

2018-10-21 1

Makina, kamionë, skafe, motoçikleta dhe mjete të tjera motorike, të konfiskuara nga Drejtoritë Rajonale të Policisë së Shtetit, kanë përfunduar në tregun informal dhe në duar të padukshme. Ky është një nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë auditimit të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë, për periudhën nga data 01.01.2014 deri në datën 31.12.2017.

Nga auditimi, institucioni më i lartë i kontrollit të financiar në Shqipëri ka konstatuar se kontraktuesit nuk dokumentojnë shkatërrimin e mjeteve motorike të konfiskuara, për kthimin e tyre në skrap, duke lënë shteg për abuzime, duke i nxjerrë ato në tregun informal. KLSH ka konstatuar gjithashtu se mjetet e konfiskuara, kanë dalë nga nga magazinat e shtetit, për t?u kthyer në skrap, së bashku me targat dhe pa u çregjistruar.

Në Drejtorinë Rajonale Rezervave Materiale të Shtetit-Tiranë (Lundër), të gjitha mjetet e konfiskuara që kanë hyrë janë të pajisura me targën e Republikës së Shqipërisë apo targa të shteteve të huaja. Nga auditimi konstatohet se, mjetet e shitura në formë skrapi janë bërë dalje së bashku me targat e tyre, pa marrë asnjë konfirmim në se janë çregjistruar nga DPSHTR. Ky veprim është në kundërshtim me ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 ?Për Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë? i ndryshuar, VKM nr. 153, datë 07.04.2000 ?Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë? i ndryshuar dhe Udhëzimin nr. 1, datë 18.01.2012