Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ballkani pritet të hyjë në stinën e vërtetë të vjeshtës duke nisur nga java e ardhshme, pas një periudhe me të ngrohtë të pazakontë në pjesën më të madhe të Evropës.
Sipas sinoptikanëve, masat ajrore të ftohta që do të fillojnë të përshkojnë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit nga e hëna do të arrijnë 12-15 gradë në zonat e ulëta.
Zonat më të prekura nga i ftohti arktik do të jenë alpet, rajoni i Ballkanit, i Adriatikut, jugu i Italisë dhe brigjet e Tirrenit.
Ndërkohë, nga vendet skandinave do të lëvizë masa ajrore me prejardhje nga Arktiku për në jug të Evropës.
Moti i acartë do të përshkojë Evropën Lindore duke nisur nga e mërkura dhe do të arrijë Mesdheun Verior dhe gadishullin e Ballkanit ditën e enjte, për të kaluar të shtunën në rajonin e Lindjes së Mesme.
Moti i papritur pritet të formojë një ciklon në afërsi të detit Jon, çka do të sjellë përkeqësim të motit dhe shira thuajse në gjithë vendin, por veçanërisht në jug.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/moti-i-acarte-perfshin-ballkanin-nga-java-e-ardhshme