Xing me Ermalin/ Kush eshte kengetarja e preferuar e Bujar Qamilit

2018-10-20 11

Ai është ndër këngëtarët më të dashur për shqiptarët. Bëhet fjalë për Bujar Qamilin, i cili padyshim ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë të tjerë. I ftuar sot në ?Xing me Ermalin? ai tha se këngëtarja më e afërt me të është Eli Fara.
Ermal Mamaqi: Nga këto këngëtarët shqiptarë me kë shkon më mirë ose që e ke më të afërt?
Bujar Qamili: Me të gjithë shkoj mirë sepse më duan dhe më respektojn. Por dy këngëtare me të cilat kam bashkëpunuar më shumë janë Eli Fara dhe Artiola Toska. Nuk përjashtoj edhe një këngëtare shumë të ëmbël Rovena Ibrahimin. Ajo ka një zë të shkëlqyeshëm.
Ermal Mamaqi: Po nga këto të treja kë do të zgjedhje?
Bujar Qamili: Elin do zgjidhja. Përveç se ke qejf ta dëgjosh, ke qejf edhe ta kesh afër dhe të bësh muhabet me të.
Ermal Mamaqi: Me bo i rrugë Selaniku me Elin...
Bujar Qamili: Me Elin kam shumë histori. Një rast me Elin ka qenë i bukur dhe dua ta kujtoj. Ajo këndon avash si në gjumë. U bë një festival dhe çmimin e parë e mori Eli dhe të dytin e mora unë. Kur mbaroi koncerti unë isha nervoz sepse më thoshin që e meritoja unë. Ajo erdhi më takoi dhe më tha: Kur të martoj vajzën do të ftoj në dasmë. Dhe unë i thash: Edhe mua kur t?më vdesë gjyshja do të të thërras. Eli të du fort zemër.
Ermal Mamaqi: Eli të duam shumë edhe pse sapo pranuam që ti këndon si në varrim./tv klan.al