Greqia: Zgjeruam kufirin detar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-20 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Athina zyrtare i konsideron arritje negociatat e deritanishme me Shqipërinë për kufijtë detarë. Gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës së ministër I jashtëm, kryeministri Aleksis Cipras u betua para Presidentit Pavlopulos dhe tha se po bëhet progress edhe per ndryshimin e teksteve ne shkolla. Në Ballkan nuk është vetëm marrëdhënia jonë me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, por është dhe në tërësi marrëdhënia jonë me vende të tjera, si me Shqipërinë. Mundëm të japim perspektivë integrimit europian të Shqipërisë, duke vënë bazat për zbatimin e marrëveshjes mbi zonat detare dhe ligjin për minoritetet. Po promovojmë ndryshimin e teksteve shkollore, ndërsa varrosëm për herë të parë të vdekurit tanë, heronjtë e luftës së dytë botërore.Ndërkohë Ministri I dorëhequr Nikos Kiotzias duke bërë një analize të punës së tij u shpreh se ishte krenar për c?ka kishte arritur gjatë drejtimit të diplomacise greke sa I takon negociatave për kufirin. Kemi bërë shumë për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë dhe Italinë. Jemi në një fazë përmbyllëse shumë serioze me këto dy vende.Greqia do te ushtroje sovranitetin e saj pas 70 vitesh që nga hera e fundit. Vendi eshtë gati për dekretet presidenciale. Sipas udhëzimeve Greqia zgjeron kufirin e saj detar në ishujt e Othonit deri poshte ne Antikithira. Zgjerimi i Kufirit detar ka tre hapa te cilat jane perfunduar. Hapi i fundit është zgjerimi nga 6 milje në 12 milje, e kjo gje na lehtëson shumë për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë dhe Italine. Është thjesht ushtrim i sovranitetit të vendit në kufirin e tij. Vendi merr 12 miljet e tij, pervec aty ku eshte ngushtice e ku zbatohet parimi i vijes se mesme. Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën pas përplasjes që pati me ministrin e mbrojtjes Panos Kamenos mbi Marrëveshjen e Prespës dhe fondet sekrete të ministrive.