Rama: Lojërat e fatit do mbyllen, opozita po i mbështet por fatmirësisht s'ka akuzuar Taulantin

2018-10-20 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, Edi Rama, ripërsëriti vendosmërinë për të mbyllur njëherë e mirë bastet sportive dhe kazinotë.

Ai akuzoi opozitën se ka dalë në krah të kësaj industrie sipas tij të kriminalizuar dhe këtë tha Rama po e bën duke hedhur baltë mbi vëllain e tij.

Por, shtoi Kryeministri, e vetmja gjë e mirë është se në këto akuza nuk del emri i deputetit Taulant Balla.

Edi Rama: Ne sot jemi në prag të marrjes së një vendimi që disa i ka mërzitur por shumicën besoj se e ka kënaqur dhe sidomos gratë, vajzat, nënat nëpër shtëpia, mbylljen e basteve dhe të lojërave të fatit.Sot më thanë që paskan organizuar dhe protestë këta lojtarët e fatit. Nuk i organizojnë këta, i organizon tjetërkush, i organizojnë ata që e financojnë këtë industri. Për fat të keq në këtë rast, këtë gjë e mbështet dhe opozita qartësisht duke hedhur baltë që kjo bëhet sepse vëllai etj etj do të mbajë një... Të paktën në këtë rast nuk kanë përmendur Taulantin, kjo është gjë e madhe.Çuditërisht në këtë rast Taulanti nuk del gjëkundi. Por e vërteta është se do të mbyllen që të gjitha.

Rama tha se me mbylljen e lojërave të fatit i jepet fund dhe një plage të rëndë sociale, teksa nuk kurseu dhe batutat për tifozët e Interit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-lojerat-e-fatit-do-mbyllen-opozita-po-i-mbeshtet-por-fatmiresisht-ska-akuzuar-taulantin