Ora News - Koalicioni me PD, Tahiri kërkon largimin e Idrizit nga drejtimi i PDIU-së

2018-10-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kalimi i PDIU-së në koalicion me PD-në ka sjellë reagime të ashpra të kundërshtarëve të tij brenda çamëve. Ish-deputeti i kësaj partie që kaloi i pari në krah të Lulzim Bashës, Dashamir Tahiri i ka kërkuar nga Vlora, dorëheqjen Idrizit nga drejtimi i partisë. Tahiri e akuzon atë se ka vendosur pushtetin mbi interesat e qytetarëve çam.

Ndërsa në Tiranë, Shpëtim Idrizi, fliste për ndikim grek në Shqipëri, ish-deputeti çam Dashamir Tahiri nga Vlora ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PDIU-së.

Tahiri e akuzon Idrizin se ka vendosur pushtetin e tij mbi interesat e çështjes çame.

Dashamir Tahiri: Do ti kërkojmë dorëheqjen pasi Shpëtimi është një njeri që ka 10 vjet në krye të partisë. Atje ka dezertuar çdo gjë siç ka dezertuar dhe vetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/koalicioni-me-pd-tahiri-kerkon-largimin-e-idrizit-nga-drejtimi-i-pdiu-se

Free Traffic Exchange