Mjeket japin gjak per “Check Up” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-20 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Abuzimet dhe shkeljet fragrante të kompanise koncesionare te check up-it nuk kane fund. Per te realizuar planin e kontrolleve mjekesore, stafet mjekesore dhurojne vete gjak dhe me pas u vene emrin e pacienteve qe refuzojne apo nuk e kane kryer check up-in. Denoncimi vjen nga specialiste te shendetesise , ish drejtues ne fondin e sigurimeve te kujdesit shendetesor. Specialsiti i shendetesise Gazmend Koduzi tregon per Vizion Plus se shteti harxhon miliona euro edhe per detyrime qe duhet ti paguaje firma koncesionare, duke nisur që nga faturat e energjise elektrike, qerate per ambjentet e check up-it e deri tek puna e detyruar e stafeve mjekesore ne sherbim te koncesionaritPer ish-drejtorin ne fondin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ne Tirane, check up-i jo vetem ka deshtuar por ai nuk ka as besueshmeri. Nderkohe jashte kameres vete stafet mjekesore ne qendrat shendetesore shprehin presionin e madh per te realizuar planin ne lidhje me fryrjen e listes se personave qe kryejne check up. Ky eshte rasti unik kur nje kompani paguhet per punen e pakryer me mbi 6.3 milion euro per 420 mije kontrolle te pa realizuara.