http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 11 persona jane proceduar penalisht ne kuader te operacionit ?Hipteka? në Kurbin për tjetersimin e një siperfaqe toke prej 68120 m2. Shtetasit në fjalë, (ish- punonjës në Z.V.R.P.P.Kurbin dhe qytetarë përfitues toke) akuzohen për fallsifikime dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale , duke tjetërsuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke. Janë arrestuar 3 shtetas me masë sigurie ?Arrest me burg?, janë shpallur në kërkim 2 shtetas me masë sigurie ?Arrest me burg ? , janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe janë kryer veprimet për 2 të tjerë me masë sigurie ?Arrest në shtëpi?Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi , çertifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.Të arrestuar me masë sigurie ?Arrest me burg?Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale ?Fallsifikim i dokumentave ? kryer në bashkëpunim ? , parashikuar nga nenet 186/3 - 25 të Kodit Penal. Ndue Gega , 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, per veprën penale ?Shpërdorim detyre ?kryer në bashkëpunim? parashikuar nga neni 248 - 25 i Kodit Penal. Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale ?Fallsifikim i dokumentave? kryer në bashkëpunim? parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal.