http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë te premten në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut.Pas disa ditëve diskutim në Kuvend, dhe një referendumit të dështuar, deputetët vendosën që kjo marrëveshje të kalojë me vota 80 vota?për?, 39 ?kundër? dhe asnjë i përmbajtur, njofton Telegrafi Maqedoni.Diskutimet në ditët e kaluara për ndryshimet kushtetuese ishin të forta mes paleve politike për të mbrojtur qëndrimet e tyre.Votimi u bë për ndryshime kushtetuese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen ?Maqedonia e veriut? dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës.Në Kuvend pasi votuan deputetët në mënyrë elektronike, kërkesa e deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të votohet me thirrje të emrave dhe mbiemrave të deputetëve. Edhe pas këtij votimi, u aprovuan ndryshimet kushtetuese.