Ora News - Dy të arrestuar për vdekjen në fabrikën e çimentos

2018-10-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona janë arrestuar si përgjegjës për vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e një punëtori tjetër në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme ku humbi jetën kur dy punëtore kanë qenë duke pritur masivin e çimetos dhe papritur është shkëputur rreth 200 ton masiv në forme koni, duke i zënë poshtë.

Të arrestuarit janë Gëzim Spaho, 66 vjeç, menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë fabrikës së çimentos dhe Gëzim Jaçellari, 65 vjeç , teknik ndërtimi.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas: V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, inxhinjer dhe M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, përgjegjës turni.

"Arrestimi dhe proçedimi ndaj këtyre shtetasve u bë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan si dhe është plagosur shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan, jashtë rrezikut për jetën" informon policia e Elbasanit

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Nga aksidenti i rëndë në punë humbi jetën Musa Skura, 56 vjeç ndërsa u plagos rëndë Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-te-arrestuar-vdekjen-ne-fabriken-e-cimentos

Free Traffic Exchange