Emisioni ?Pa Gjurmë? në Report Tv arriti mbrëmjen e sotme që të gjente vendndodhjen e vajzës, e cila ishte birësuar para 27 vitesh.
Nëna, Lejmone Jahaj bëri publik rastin mbrëmë në Report Tv, ndërsa akuzoi vjehrrën se i kishte falsifikuar dokumentet duke firmosur për birësimin pa dijeninë e saj para 27 vitesh.
Stafi i emisionit ?Pa Gjurmë? nisi kërkimet nga momenti që është birësuar duke arritur që të gjejë vajzën, që tashmë nga Matilda quhet Maria dhe është e birësuar në Janinë.