Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht mbledhjeve të përbashkëta midis qeverive, eksportet shqiptare me Maqedoninë dhe Kosovën përballen me një sërë problemesh.Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, deklaroi se biznesi shqiptar vijon të pagujë fatura të kripura në kufi me Kosovën. Ndërkohë që Agim Rrapaj ngriti si shqetësim eksportin e mandarinës në Greqi.
Eksportet shqiptare me vendet e rajonit vijojnë të përballen me një sërë problemesh me vendet e rajonit.
Kreu i Shoqatës së Eksportuesve deklaron se pavarësisht deklaratve për një pikë doganore, bizneset shqiptare paguajnë 210 euro tarifë në pikën doganore të Kosovës për një sasi malli 1000 euro.
Alban Zusi: Kur flasim për tregti të vogël dhe të mesme, flasim për një tregti me vlera 1000 euro, 2000 euro, 3000 euro dhe 210 euro kosto e transaksionit, kosto e kalimit të kufirit fillon dhe bëhet 10-20% e transaksionit. Nëse ne do të mendonim për zgjidhjen e saj dhe do ta hiqnim, zgjidhja e saj është shumë e thjeshtë, unë kam bindjen se mund të kemi dyfishim të tregtisë me Kosovën.
Por për agrobiznesin shqiptar tashmë problem mbetet sidomos eksporti i mandarinës, i cili është edhe prodhimi i sezonit.
Agim Rrapaj: Që ti japim një zgjidhje problemit sepse mandarinat dihet ku janë, janë në atë zonë atje dhe atje është dhe sasia më e madhe. Është kosto më e lirë.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë është gjetur zgjidhje për problemet e eksportuesve me Maqedoninë dhe për certifikatat fitosanitare me Kosovën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tregtia-me-rajonin-kosova-tarifa-te-larta-ne-kufi-greqia-spranon-mandarinat-shqiptare