http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bllokimi i një sasie të madhe mishi importi me përbërje salmonelë, ngre dyshime të forta se produkte të tilla kanë përfunduar në treg duke u kthyer në rrezik për konsumatorët. Shqetësimi ngrihet nga ekspertët e fushës të cilët thonë se AKU, institucioni përgjegjës nuk është transparent, në rrugën ndjek për të mos publikuar emrat e importuesve në treg.AKU duhet i bëjë publike në faqe jo vetëm sasinë e produkteve të bllokuara por edhe emrin e kompanisë, pasi mund të kapet një kontenier por mund të kalojnë 10 të tjerë. Për mendimin tim kjo është një mungesë e theksuar transparence, - thotë izh-zv/ministri bujqësisë Ndoc Fasllia.Nga ana tjetër, ish-zv/ministri ngre shqetësimin se 60 % e produkteve të importit nuk kontrollohen edhe për shkak të mungesës së laboratorëve, një tjetër fakt ky që tregon për mungesën e sigurisë ushqimore.Në 60 mos të them 70 % të rasteve produktet nuk arrijnë të analizohen të plota, ne s?kemi ende laboratorë të certifikuar, ndaj kush e ofron sigurinë në këtë rast?Siguria ushqimore është një çështje për të cilën të gjitha qeveritë kanë dështuar, dhe ky fakt vjen për shkak të informalitetit në treg por jo vetëm, edhe për shkak të trajtimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si një institucion politik.Paralelisht me këtë situatë edhe ligji bazë ka mangësi. Janë një sërë institucionesh të cilat kanë mbivendosje kompetencash dhe nuk e kryejnë siç duhet detyrën e tyre, duke mos ofruar sigurinë e nevojshme.