http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot Franco Frattinin, me dekoratën ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?. Motivacioni për ish-ministrin e jashtëm italian dhe ish-komisioneri europian për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, ishte për kontributin e spikatur në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë.Po ashtu, Frattini u vlerësua për mbështetjen e pakursyer për integrimin europian dhe euroatlantik të Shqipërisë, si dhe për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë drejt BE.Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë dhe ambasadorë. Presidenti Meta tha se Frattini ka qene një nga avokatët më të zëshëm për anëtarësimin në NATO e avancimin drejt BE.Por Frattini po ashtu ka dhënë një mbështetje te posaçme edhe për Kosovën.