Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një punëtor i fabrikës së çimentos ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjëndje të rëndë.
Sipas informacionit paraprak M.S, 56 vjeç banues i fshatit Ulem ndërroi jetë, ndërsa është në gjëndje të rëndë shtetasi Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të policisë nuk sqarohet se çfarë ka ndodhur por mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Ndërkohë nga informacionet e gazetarëve mendohet se punëtori është zënë poshtë nga një masiv çimentoje.
Informacion paraprak i policise
"Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-flitet-1-te-vdekur-e-nje-te-plagosur-ne-fabriken-e-cimento