Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i moshuar mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor që u shënua në qendër të fshatit Gur i Zi në rrethin e Shkodrës.
Njac Rroku rreth të 70-ave, humbi jetën pasi çiklomotori me të cilin po udhëtonte, u përplas nga një automjet tip Volksvagen, që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.D banues në Shkodër.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, bluzat e bardha nuk arritën ta mbajnë në jetë të moshuarin, që nga përplasja kishte humbur dy gjymtyrë, krahun dhe këmbën e për pasojë shumë gjak.
Sapo ka hyrë në sallën e operacionit, ai ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë së lartë. Drejtuesi i mjetit menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij dhe disa orë pas aksidentit, arriti ta arrestojë.
Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ku po ndërton nga e para skemën.
Mësohet se fillimisht bazuar edhe nga gjurmët në rrugë, mjeti ka tentuar të frenojë, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që përplasja të mos shmangej me drejtuesin e çiklomotorrit, i cili nga goditja e fortë ka bërë disa rrokullisje në rrugë, duke përfunduar disa metra më tutje.
Materialet për këtë aksident i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme, ku i riu do të përgjigjet veprën penale ?aksident me pasojë vdekjen?.
Ky është aksidenti i tretë në qarkun Shkodër brenda 24 orëve, ku një natë më parë një mjet përplasi një motoçikletë me të cilën po lëviznin tre adoleshentë.
Ata fatmirësht nuk kanë pasoja për jetën pasi plagët që morën janë të lehta. Ndërsa në Pukë një 25 vjeçar po me motoçikletë u aksidentua tek kthesa e Urës së Karatit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u dërgua me helikopter.
Ndërkohë një aksident zinxhir ku u përplasën katër mjete u regjistrua në aksin Korçë, Pogradec, ku mbeti i plagosur një person ndërsa dëmet materiale ishin të mëdha!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-makina-perplas-vdekje-65-vjecarin