Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës, avokati i reperit të njohur Stresi, Marash Ibraj, ka folur për kamerat. Në fjalën e tij, ai është shprehur se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës pasi nuk ka pasur një vendim për të ushtruar kontrolle në dhomën e hotelit. Ndër të tjera, Ibraj ka bërë të ditur edhe alibinë e mbrojtjes duke u shprehur se klienti i tij ishte nudo në krevat dhe se arma për të cilën u arrestua u gjet e mbështjellë me një peshqir në dollapin e hotelit.
Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës. Ku e kishte armën klienti im? Ai ishte shtrirë në krevat dhe nudo. Arma ishte e mbështjellë me peshqir dhe ishte vendosur në dollap. Nga ta dimë ne që ajo nuk ishte vendosur aty nga persona të tjerë?
Marash Ibraj, avokat