Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim duket indiferente përballë ftesës së mazhorancës për tu kthyer të enjten në Kuvend për lojërat e fatit.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, duke zbuluar dhe bisedat që ka bërë me të në 2013.
Vasili: Nuk kam fare ndërmend ti përgjigjem as Taulant Ballës, aq më pak Edi Ramës, sepse e gjitha është një tollovi dhe propagandë e shtyrë në kohë. Jam prononcuar që në 2016. Këta të dy janë bërë si shpirta binjakë, se i ka bashkuar halli. Me 31 dhjetor 2016 i kam thënë Edi Ramës të fusë në seancën e parë të janarit ligjin përkatës dhe e kam garantuar jo vetëm për mbështetjen e plotë, por i kam thnënë se në rast se një nga anëtarët e grupit parlamentar të LSI nuk do ta votonte do të përjashtohej nga grupi.I kam bërë dhe një thirrje në fund: Uroj të kesh bërë të gjithë votat e deputetëve të tu bashkë që ta kalosh. Tani kryeministri nga karagjoz bëhet serioz. Pse nuk ndodhi 3 vjet, se edhe është ankuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vasili-tregon-cfare-i-tha-rames-ne-2013-lojerat-e-fatit-sms-nga-burgu-ti-coje-ne-prokurori