Stop - Gjyqtaret e Vlores shkelin ligjin, therrasin psikologe pa license! (18 tetor 2018)

2018-10-18 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në bazë të ligjit, asnjë person nuk mund të ushtrojë profesionin e psikologut, pa qenë i pajisur me licensë nga Urdhri i Psikologut. Kjo vlen për sektorin publik dhe privat.Por gjyqtarët e Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe Arqile Basho, e kanë shpërfillur këtë ligj, duke thirrur dy psikologe pa arsimin përkatës dhe pa licensë, Alda Bice dhe Elisa Tashkollari.Kryetarja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, ka vënë në dijeni Gjykatën e Vlorës, për këto 2 psikologe, por dy gjyqtarët Mishgjoni e Basho, vazhdojnë t?i thërrasin në cështjet e tyre.Gazetarja e ?Stop? ve në dijeni për këtë shkelje, kancelaren Rezarta Taushani dhe kryetarin e gjykatës, Skënder Haluci, të cilët thonë, se i kanë njoftuar gjyqtarët në fjalë, por vendimi është kompetencë dhe përgjegjësi e tyre.

Free Traffic Exchange