Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerëson se ky sezon turistik veror është përballuar me sukses nga policia, qoftë ne menaxhimin e konflikteve, incidenteve në ujë, zhurmave apo trafikut të automjeteve në zonat turistike.
Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi falënderoi pushtetin qendror dhe atë lokal në emër të sipërmarrësve në turizëm, pasi sipas tij ndihma shtetërore kishte qenë e lartë.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi vuri theksin tek vijimi i kësaj vëmendjeje gjatë gjithë vitit, edhe tek kategoritë e tjera të turizmit.