Enver Hoxhaj për Report TV: Nga konflikti i brendshëm në Kosovë përfiton vetëm Serbia

2018-10-18 0

Teksa në Kosovë zien debati nëse duhet apo jo që në tryezën e dialogut me Serbinë të vendoset edhe korrigjimi i kufijve, në Tiranë janë shtuar delegacionet zyrtare që shkëmbehen mes vendeve. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ishte në Tiranë për tu takuar me zyrtarët më të lartë në vend, dha një intervistë për Report TV, duke thënë se nga dialogu me Serbinë, Kosova duhet të përfitojë patjetër njohjen e saj.

?Marrëveshja do të duhet ta mbyllë konfliktin një shekullor duhet të jetë një marrëveshje që të përfshijë njohjen e ndërsjellët dhe mandej të shihen mundësitë e shkëmbimit tregtar, ekonomik dhe energjetik mes Kosovës dhe Serbisë?. Hoxhaj është zëvendës i Haradinajt, por përfaqëson partinë e Hashim Thaçit. Mes ?dy zjarreve? ai thotë se nuk duhet bërë luftë për pushtet me këtë çështje.