Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e radhës, ku në rend ditës janë tre projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Deputetët me 98 vota pro votuan në shqyrtimin e parë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu u miratua me 101 vota ligji për krijmin e Ministrisë së Mbrojtjes duke i hapur dritë jeshile krijimit të Ushtrisë.
Ndërsa në vazhdim do të diskutohet Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Deputetët e Listës Serbe kundërshtuan miratimin e projekt ligjit dhe kanë bojkotuar seancën, raportojnë mediat kosovare.
Sipas tyre ligjet janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kosova-miraton-ligjin-krijimin-e-ministrise-se-mbrojtjes