Ora News - Në Shqipëri së shpejti një këshilltar gjerman për policinë tonë

2018-10-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia shqiptare do të asistohet teknikisht, por dhe nga aspekti njerëzor nga pala gjermane e cila do të sjellë në vendin tonë një keshilltar për çështje strategjike policore. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë deklaratës së përbashkët me Dieter Romann, presidenti i Presidentit të Policisë Federale Gjermane, paraditen e sotme në Ministrinë e Brendshme.

Fatmir Xhafaj: "Shumë shpejt do të vendoset në Shqipëri një këshilltar gjerman për cështjet strategjike policore i cili do të bëjë të mundur koordinimin e të gjithë asistencës ligjore e teknike në terma afatgjatë. Jam i surprizuar për përgjigjen e shpejtë të palës gjermane, duke sjellë këtu një nga bashkëpunëtorët më të afërt të zotit Romann që meriton falenderimet e veçanta për këtë gjë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-shqiperise-se-shpejti-nje-keshilltar-gjerman-policor