Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vitin 2019 do të nisin hetimet për korrupsion në nivelet më të larta të shtetit.
Të paktën ky është afati i parashikuar për nisjen e funksionimit të Byrosë së Hetimit dhe SPAK.
Në buxhetin e vitit 2019 është parashikuar një fond prej 500 milionë lekësh ku përfshihen dhe KLGJ e KLP.
Po ashtu në total për të gjithë institucionet e drejtësisë fondi shkon në 2.55 miliardë lekë.
Megjithatë drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë që kanë nisur të funksionojnë, nuk janë të kënaqur.
Në draftin që do të kalojë për votim në qeveri thuhet se institucionet kanë kërkuar 2 miliardë lekë shtesë.
Shuma kërkohet për shtim të personelit me 419 punonjës, kryesisht staf mbështetetës.
Po ashtu 500 milionë lekë janë kërkuar dhe për realizimin e vettingut në policinë e shtetit.
Sa i përket magjistratëve të rinj kosto shkon në 1 miliardë lekë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gati-spak-dhe-byroja-qeveria-refuzon-fondin-jep-vetem-500-milion-lek