TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas padisë që ka dorëzuar ditën e djeshme, në ngarkim të kryedemokratit Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-policit të PD, Florenc Hoxha. Kryetari i grupit të PS i ka akuzuar për kallëzim të rremë dhe për shpifje, Bashën, Salianjin dhe Hoxhën. Ndërkohë që ditën e sotme ka dëshmuar në prokurori për këtë cështje, pas dëshmisë së Ardi Veliut pak ditë më parë. Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, Balla ka folur për gazetarët dhe ka thënë se sot ka bërë të gjitha deklarimet e nevojshme për shpifjet që sipas tij, PD ka hedhur drejt tij. Balla ka mohuar sërish njohjen me Alizotin.
Dua t?ju them që në vijim të përpjekjes për të zbardhur morinë e shpifjeve, isha këtu, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarimet e domosdoshme që sqarojnë të gjitha shpifjet e hedhura drejt personit tim. Thashë tek Prokurori se Alizotin se kam takuar asnjëherë, dhe se ky njeri s?ka patur asnjëherë kontakt , kurrë, as verbalisht me mua. Dua të shpjegoj se unë kam bërë një kallëzim penal për kallëzim të rremë dhe shpifje të kryer në bashkëpunim, për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dhe Florenc Hoxhën. Besoj se kallëzimi im do t?i kalojë prokurorisë së Tiranës, sepse klasifikohet si vepër më e lehtë dhe hetohet nga prokuroria e Tiranës.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Balla ka thënë se do të shkojë deri në fund të kësaj historie për të zbardhur të vërtetën. Balla ka thënë se Basha po e shantazhon duke bërë të njëjtën gjë që ka bërë edhe me sipërmarrës, histori që sipas tij janë tashmë publike.