http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me 101 vota pro është miratuar projektligji i parë për Ministrinë e Mbrojtjes, që i hap rrugën transformimit të FSK-së në ushtri. Pas këtij moment pritet të votohen edhe dy projektligjet e tjera me qëllim që t'i hapet rrugë transformimit të FSK-së në ushtri. Por deputetët e Listës Serbe kundërshtuar miratimin e projekt ligjit dhe bojkotuan seancën. Sipas tyre ligjet janë në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.Deputetët e nga radhët e Listës serbe lanë sallën në shenjë pakënaqësie ndaj shqyrtimit të sotëm të Kuvendit për tri projektligjet për transformimin e FSK-së.Deputeti Igor Simiç tha se projektligjet e FSK-së janë në kundërshtim me interesat e serbëve të Kosovës. Sipas tij shqiptarëve e serbëve u duhet zhvillim ekonomik e jo militarizim. Simiç theksoi se ligji nuk është vetëm në kundërshtim të interesave të serbëve por edhe të shqiptarëve.Ndërkohë ministri i forcës së Sigurisë, Rustem Berisha tha se në momentin do që krijohen kushte të favorshme do të ndryshohet emri i FSK në Forca të Armatosura të Kosovës.