http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca ka futur me procedurë të përshpejtuar për në seancën e 25 tetorit projektligjin e lojërave të fatit.Kuvendi e miratoi me 74 vota pro, futjen e këtij projekligji për në seancën e radhës pas propozimit të bërë nga kryeministri Edi Rama.Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të jetë prezente në seancën e ardhshme plenare për të dhënë dhe ajo konesusin e saj.?I bëjmë thirrje opozitës që seancën e ardhshme të jetë në Kuvend, sepse nuk ka gjë tjetër për të humbur. Dua të denoncoj sulmet e patolerueshme me backround të pastër politik, me mesazhe ndaj pothuajse gjithë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste sapo qeveria ka paralajmëruar këtë masë?Kuvendi miratoi gjithashtu me po 74 vota edhe projektligjet e tjera të rendit të ditës.