Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
hkolla ?Jeronim de Rada? do të transformohet plotësisht për të ofruar kushte moderne për zhvillimi e mësimit. Investimi bëhet i mundur falë një marreveshje të nënshkruar mes Bashkisë Tiranë dhe ambasadorit të Katarit.
Fondi prej 1.3 milionë dollarë përfshin rikonstruksionin e plotë të shkollës por edhe pajisen e saj me laboratorë e ambiente sportive.
Kryetari Erion Veliaj tha se nevojat e Tiranës janë shumë më të larta nga çfarë Bashkia mund të përballojë ndaj është i domosdoshëm kontributi i partnerëve.
Erion Veliaj: "Do të shtojmë një palestër të re, do të bëjmë të gjitha punimet e brendshme dhe të jashtme, do të rregullojmë të gjitha terrenet sportive, për ta kthyer në një shkollë me një turn mësimi, me sistem të ri të ngrohjes dhe ftohjes, me kushte ideale për arsimimin e fëmijëve."
Por ky nuk do të jetë i vetmi projekt që do të mundësohet përmes Fondit për Zhvillim te Katarit. Ambasadori Al Marri siguroi se kontributi nuk do të mungojë në projekte të tjera dhe se Katari do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë.
Shkolla Jeronim De Rada është një ndër institucionet arsimore më të frekuentuara, investimi që parashikon edhe shtimin e kapaciteteve u jep mundësi nxënësve që të zhvillojnë mësim vetëm me një turn.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasada-e-katarit-jep-135-mln-dollare-rikonstruktimin-e-shkolles-jeronim-de-rada