Balla në Prokurori: Se njoh Alizotin, PD ka degjeneruar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-18 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dëshmoi këtë të enjte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen ?Babale 2?, pas padisë që depozitoi të mërkurën kundrejt kreut demokrat, deputetit Salianji si dhe ndaj Florenc Hoxhës, ish-kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës.Në përfundim të dëshmisë Balla, deklaroi para mediave se pohoi para prokurorëve që nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin dhe se nuk e ka kontaktuar asnjëherë.?Dua t?ju them që në vijim të përpjekjes për të zbardhur morinë e shpifjeve, isha këtu, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarimet e domosdoshme që sqarojnë të gjitha shpifjet e hedhura drejt personit tim. Thashë tek Prokurori se Alizotin se kam takuar asnjëherë, dhe se ky njeri s?ka patur asnjëherë kontakt , kurrë, as verbalisht me mua. Dua të shpjegoj se unë kam bërë një kallëzim penal për kallëzim të rremë dhe shpifje të kryer në bashkëpunim, për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dhe Florenc Hoxhën. Besoj se kallëzimi im do t?i kalojë prokurorisë së Tiranës, sepse klasifikohet si vepër më e lehtë dhe hetohet nga prokuroria e Tiranës?Më tej, Balla tha se do t?i shkojë deri në fund të kësaj historie për të zbardhur të vërtetën pasi brenda tre muajve në drejtim të tij janë bërë një sërë akuzash.?Unë do t?i shkoj në fund të gjitha akuzave. Brenda 3 muajve, kemi një sërë akuzash, që nga fotoshopi e deri tek videomontazhet. Ky është degradimi dhe degjenerimi i Partisë Demokratike. Shqiptarët presin që të dalë e vërteta. Fondi i edukimit është gati, dhe zonat që unë përfaqësoj do të kenë kopshte nga gjobat që do të marrin shpifësit. Është një strategji e Lulzim Bashës për të shantazhuar edhe përfaqësuesit më të lartë të shumicës qeverisëse, siç ka shantazhuar sipërmarrësit me historitë  e tij që janë bërë publike. Është përpjekje e kotë, unë do jem këtu dhe do vazhdoj të flas drejt. Alizoti tha Taulant nga Librazhdi, ndërsa Lulzim Basha dhe Salianji shtuan edhe mbiemrin tim. Iu thashë prokurorëve që ky person nuk jam unë?Në lidhje me këtë çështje, në Prokurorinë e Krieve të Rënda të martën dëshmoi edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ashtu si Balla mohoi para prokurorëve që të kishte shantazhuar Fredi Alizotin.