SHKODËR- Një makinë tip ?Benz? ka marrë flakë në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur teksa makina ishte në lëvizje dhe brenda saj ndodhej një person, i cili fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar.
Ndaj zjarrit kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrëfikëse, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka pasur një defekt teknik në pjesën e motorit.