Ora News - Menaxherët e basteve: Vendimi për mbylljen i nxituar, nuk dimë ku të shkojmë!

2018-10-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se deri më datën 31 dhjetor, të gjitha pikat e basteve duhet të mbyllen.

Nga një llogaritje paraprake, rezulton se pa punë pas këtij aksioni do të mbeten rreth 6000 persona në të gjithë vendin.

Gazetari i emisionit "Arena", ka intervistuar Leonard Stafën dhe Gentjan Minon, të dy menaxher në dy pika lotosh në Tiranë, dhe ka pyetur ata në lidhje me këtë vendim, dhe çfarë do të bëjnë, kur të mbeten të papunë.

Të dy janë shprehur se ky vendim i kryeministrit, është një vendim i padrejtë, pasi ata janë kryefamiljarë dhe janë të zhytur në kredi, që nuk e dinë si do ja bëjnë pas 1 janarit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/menaxheret-e-basteve-vendimi-mbylljen-i-nxituar-nuk-dime-ku-te-shkojme