Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politikani i njohur Dashamir Shehi, i cili kohët e fundit është përfolur si kandidaturë e mundshme për kryetar bashkie në Tiranë tha se ende nuk është diskutuar me emra.
Përballë gazetares Beti Njuma, Shehi u shpreh se opozita e ka kohën për të gjetur një kandidaturë për në zgjedhjet lokale të 2019 për kryetar bashkie në Tiranë.
Pjesë nga intervista
Beti Njuma: Herë pas herë gjatë këtyre muajve të fundit kam dëgjuar të artikulohet emri juaj për kandidat të mundshëm për kryetar bashkie i Tiranës, ju do të ishit i gatshëm?
Dashamir Shehi: Ne njëherë do vendosim a do futemi në zgjidhje me këtë zotëri
Beti Njuma: Nuk kam pikë dyshimi, do gjendet një marrëveshje si ajo e majit Rama-Basha...
Dashamir Shehi: Unë uroj që mos ketë më të tilla marrëveshje. Uroj që politika të jetë transparente, të bëhet sipër tavolinës dhe shpresoj që opozita ka kohën e mjaftueshme për ta gjetur atë rrugën e vetë dhe besoj se po i afrohemi. Pastaj do ta gjejmë një siç e kemi gjetur gjithnjë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/do-kandidoje-kryetar-bashkie-ja-si-pergjigjet-dashamir-shehi