Ora News - Taulant Muka publikon një tjetër artikull të kopjuar, përfshihet zv/rektori i UT

2018-10-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studiuesi Taulant Muka ka publikuar një tjetër rast plagjiature. Në artikullin e publikuar prej tij bashkautor janë Zëvendsministri i Arsimit Ervin Demo dhe zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës Bernard Dosti.

Pas artikujve shkencorë të dyshuar plagjiaturë të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe zëvendësministrit Ervin Demo, një tjetër rast është publikuar nga studuesi Taulant Muka. Në të rradhës, publikuar në vitin 2012 në Revistën shqiptare social ekonomike? del sërish emri i numrit dy të Ministrisë së Arsimit por edhe i zëvendës rektorit të Universitetit të Tiranës Bernard Dosti.

Taulant Muka: Është një material i kopjuar 100% nga një tekst i huaj. Aty përveç plagjaturës ka edhe probleme të tjera. Ai nuk i ngjan një artikulli shkencor. Artikulli shkencor për atë që e njeh shkencën ka strukturën e vet, duke filluar nga hipoteza, metotologjinë, rezultatet dhe diskutimi.

Muka shpjegon efektin negativ dhe kostot e të tilla punimeve që sipas tij janë në rritje ndërsa akuza hedh edhe për universitetet private.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studiuesi-taulant-muka-publikon-nje-tjeter-artikull-te-kopjuar