Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shëtitjet me varka ose anije në det gjatë verës është një nga eksperiencat më të bukura të pushimeve verore.
Në bregdetin e Sarandës ekzistojnë disa subjekte që e ofrojnë këtë shërbim, por që janë të palicensuara.
Emisioni BOOM ka bërë një investigim, ku ka zbuluar se një subjekt ushtron këtë aktivitet prej 13 vitesh. Përveçse ishte i palicensuara për të transportuar turistë, nuk jep as kupon tatimor.
Si bëhet prenotimi
Gazetari: Neve kështu për një udhëtim interesohemi.
Pronari i varkës: Po sa veta jeni?
Gazetari: Po bëhemi 5 veta.
Pronari i varkës: Urdhëro?
Gazetari: 5 veta bëhemi.
Pronari i varkës: Është te 15 mijë lekë personi.
Gazetari: Si është 15 mijë lekë personi?
Pronari i varkës: Po.
Gazetari: Dakord, po ku mund të ikim përshembull?Aty në kakome a...?
Pronari i varkës: Kakome, Krorëz, Gremina. Kakomeja , gremina, rrini nga 10 minuta, kurse në Krorëz rri më shumë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-denoncon-varka-te-paligjshme-qe-rrezikojne-jeten-e-turisteve