Ne lupen e policise 129 persona ne kryeqytet

2018-10-17 5

3 të pranga, njëri prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar, e një tjetër i dënuar me 9 vjet burg, si dhe qindra të verifikuar e kontrolluar është rezultati i kontrolleve të kryera gjatës natës dhe ditës së sotme nga autoritetet policore në kryeqytet.

Në një njoftim për mediat Policia e Tiranës thotë se në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë përfundoi Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë të Kavajës. Për të Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për shkelje të ligjit mbi drogat, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u kap një 48-vjeçar në kërkim, i dënuar me 9 vjet burg. Ai është Besim Zika, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar Zikën me 9 vite burg për veprat ?Kultivim i lëndëve narkotike?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale?.

Në prangat e efektivëve të Tiranës ra gjithashtu Klandio Metra, 23 vjeç. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën ?Irfan Tomini?, iu gjet një shufër metalike.

Në total, policia verifikoi dhe kontrolloi 129 persona dhe 77 mjete./tvklan.al