Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
20 vjet pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit, përkthyesit dhe leksikologut Vedat Kokona, personalitete të fushës së letërsisë, profesorë, studiues dhe familjarë, kujtuan fondin e artë që trashëgoi ai në letrat shqipe.
Kanë kaluar 20 vjet që kur u nda nga jeta shkrimtari, përkthyesi dhe leksikologu shqiptar Vedat Kokona.
Në një aktivitet kushtuar veprës së tij, personalitete të letërsisë, profesorë, studiues dhe familjarë, kujtuan punimet e paçmuara të tij.
Modestia, vullneti dhe kultura e tij janë gdhendur në romanet që ka shkruar dhe ka përkthyer, kryesisht nga gjuha frënge.
Nikolla: Kjo është një datë që e sjell gjithnjë e më shumë më pranë veprën dhe trashëgiminë që përfaqësonte.
Vajza e përkthyesit e kujton të atin si një njeri të përkushtuar me gjithë qenien e tij, për pasurimin e letrave shqipe.
Mimoza Kokona: Orët më të shumta të ditës, babi i klonte në dhomën e tij të punës. Mbyllej aty dhe dëgjohej vetëm makina e shkrimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miqte-dhe-personalitete-te-letersise-rikthejne-veprat-e-shkrimtarit-vedat-kokona