Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sherri në Bruksel mes maxhorancës dhe opozitës nuk la shije të mirë për imazhin e Shqipërisë por për Taulant Ballën, gjithësesi Shqipëria arriti të bindë komitetin e asociim stabilizimit për ti kërkuar Këshillit të hapë negociatat ne qershorin e 2019. Balla i bëri thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend dhe përgëzoi rikthimin e dialogut për reformën zgjedhore.
Pavarësisht sherrnajës që ndodhi në Bruksel më delegacionin shqiptar, Taulant Balla tha se Shqipëria mori një produkti pozitiv dhe i bëri thirrje opozitës të reflektojë dhe të ndërpresë bojkotin e parlamentit
Balla: Rekomandimet përfundimtare të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. Opozita duhet të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takon. I kemi besuar dy komisione kryesore që kanë lidhje me procesin. Opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqe e turpshme në PE le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme i gjithë politikës shqiptare në Bruksel.
Flekenstein solli në vëmendje që nuk ka pasur dhe nuk një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e parlamentit europian për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet ti diskutojmë këtu.
Balla shtoi se "30 sekonda të një fjale të parapërgatitur nga Lulzim Basha dhe të lexuar nga kryetari i komisonit të integrimit nuk e prish aspak arsyen e takimit dhe produktin final të tij.Si një prej përfaqësuesve më të vjetër të Shqipërisë në PE, dua të them se kurrë më parë Shqipëria nuk ka më shumë miq sesa sot në PE dhe kurrë më parë nuk kemi arritur të marrim një deklaratë që fillon në fjalinë e vet të parë që Komiteti parlamentar i stabilizim asociimit Shqipëri-BE kërkon hapjen e negociatave në qershor 2019".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-opozita-shfaqe-te-turpshme-ne-bruksel-ti-jape-fund-bojkotit